Hoti kthehet nga Brukseli, në aeroport i bëhet kontrolli për Covid-19
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli, ku atje ka zhvilluar një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Hoti ka njoftuar se pasi ka zbritur në aeroport atij i është bërë kontrolla mjekësore rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë, raporton “Epoka e re”.
“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kryeministri ka thënë se qytetarët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse, distancën dhe higjienën personale.
“Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë. Maska – Distanca – Higjiena personale”, ka shkruar Hoti.