Hoti: Kufijtë e Kosovës kanë qenë gjithmonë të paprekshëm
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për ndaljen e shpërdorimit të shtetit e të buxhetit dhe për heqjen e izolimit të Kosovës, e jo për kufijtë e Kosovës, siç po mundohen të dramatizojnë disa akterë politik që nuk janë në garë për fitore.
“Kufijtë e Kosovës kanë qenë gjithmonë të paprekshëm. Ne kemi besuar tash e 30 vite, dhe besojmë fuqishëm, në shtetin e Kosovës, si realitet i përjetshëm, pavarësisht vështirësive për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët tanë. Normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët do të ndodhë krahas fuqizimit të brendshëm të shtetit tonë dhe avancimit të integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/