Hoti: Kujdes, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka qenë në rënie.
Por, ai ka shtuar se për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë.
Andaj, ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat.
“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre”.
“Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit. Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat”.