Hoti: Kurti e Osmani janë pajtuar për autonomi për serbët në veri
05 nëntor 2023
| 10:37
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi ka thënë se kryeministri Kurti e presidentja Osmani janë pajtuar qysh në fillim të këtij viti që të ketë autonomi për serbët në veri.
Ai ka publikuar një artikull të “FoxNews” ku Von der Leyen kishte thënë se Kosova është pajtuar që të ketë autonomi për serbët në veri.
POSTIMI I AVDULLAH HOTIT:
Ja për çfarë janë pajtuar Kurti-Osmani në fillim të këtij viti.
Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë.
Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët.
Bashkangjitur gjeni lajmin e plotë nga Fox News.
https://www.foxnews.com/world/eu-warns-serbia-and-kosovo-to-make-peace-or-suffer-the-consequences