Hoti: Kurti kritikonte qeverinë e LDK-së për pandeminë, tash po hesht

28 gusht 2021 | 21:56

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, konsideron se situata me Covid-19 është tepër e rëndë.

Sipas tij, në kohën kur ai drejtonte shtetin, pushteti i tanishëm shfrytëzonte politikisht gjendjen me pandeminë për ta sulmuar ekzekutivin e tij, derisa thotë se tash kur gjendja është më e rëndë kryeministri Kurti dhe ata që sipas tij i shkojnë pas, po heshtin.

“Fatkeqësisht, këta që tani janë në pushtet e kanë shfrytëzuar politikisht këtë fatkeqësi për ta sulmuar qeverinë e kaluar të udhëhequr nga LDK-ja. Duke shfrytëzuar numrin e rasteve me fatalitet në verën e vitit të kaluar, shumë prej tyre shanin dhe kërkonin dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë duke ia shtrembëruar mbiemrin në formë fyese. Në studio të disa medieve në atë kohë bëhej thirrje për arrestimin tim”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.

“Në raportimin në Kuvend për 100 ditë të qeverisjes, kryeministri aktual krahasonte shifrat e të infektuarve dhe atyre me fatalitet në ditët kur e mori detyrën në fund të marsit 2021 me shifrat pas 100 ditë të qeverisjes për të treguar se si po e menaxhojnë pandeminë. Sot, ky dhe ata që i shkojnë pas janë të gjithë të heshtur”, ka thënë Hoti.

Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me…