Hoti, Kurtit: Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët

19 prill 2024 | 15:46

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili ka shkruar  të premten për marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se marrëveshja e Kurtit përmban autonomi për serbët në Kosovë.

“Nga negociatat për njohje të ndërsjellë te dorëzimi i autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është ‘hedhje hi syve’ për qytetarët. Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.  Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë…