Hoti: Kurti nuk dëshiron raporte partneriteti
25 mars 2020
| 19:16
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ai ka thënë se angazhimi i LDK-së ishte bashkëpunues.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka hyrë në këtë qeveri si qiraxhi.
Hoti ka thënë se me shkarkimin e Agim Veliut, LDK-ja u bind se Kurti po kërkon shkarkimin e tij.
“Z. Kurti nuk dëshiron raporte partneriteti”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë qeveri që shkatërron raportet me SHBA-në.
Hoti u ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin këtë mocion.