Hoti, Kurtit dhe Osmanit: Tendenca për të marrë merita nga suksesi i sportistëve pa bërë asgjë është akt mashtrimi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se tash kur po përfundon mandati i Qeverisë Kurti, është koha të jepet përgjegjësi për mospërmbushjen e premtimeve në fushën e sportit, “me të cilat Kurti dhe Osmani morën besimin e qytetarëve në vitin 2021”.
Hoti ka thënë se “tendenca për të marrë merita nga suksesi i sportistëve tanë në lojërat olimpike pa bërë asgjë është akt mashtrimi”, duke aluduar për postimet që bënin kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për ekipin olimpik nga Parisi.
Ai ka përmendur premtimet që ishin bërë në këtë fushë në vitin 2021 siç janë: ndërtimi i Stadiumit Nacional, ndërtimi i Pishinës Olimpike, ndërtimi i Qendrës Multifunksionale, etj.
Postimi i plotë i Hotit në “Facebook”: