Hoti, Kurtit: Mos e rrezikoni mbështetjen e ShBA-së

20 tetor 2022 | 16:18

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka renditur disa “veprimet që janë koordinuar me Shtëpinë e Bardhë”, derisa në fund ka thënë se nëse rrezikohet mbështetja e SHBA-së Kurti “do të detyrohet t’i lirojë zyrat”.

Në rend të parë, Hoti ka vendosur njohjen nga Izraeli e më pas demarkimin e një pjesë të kufirit me Serbinë.

Pika e tretë, sipas Hotit, është mbështetja për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave.

Hoti si pikë të katërt e ka renditur mbështetjen e MCC-së për gaz dhe energji.

“Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:

1. Ka ndodhur njohja nga Izraeli,

2. E kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,

3. E kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,

4. E kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,

5. E kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,

6. E kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.

7. E kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.

Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk e lejon që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrët dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëmbëdhjetë përfaqësuese të institucioneve të ndryshme nga Hani i Elezit,…