Hoti, Kurtit: Sille në Kuvend anulimin e marrëveshjes për Asociacionin, do të votoj për
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurti ia ka ndryshuar fjalët. Hoti, i ka përmendur Kurtit kohën kur e gjuante me sprej dhe gaz lotsjellës.
Hoti e ka ftuar Kurtin që ta sjellë në Kuvend marrëveshjen për Asociacionin, si formë e vetme për ta anuluar ligjërisht, duke i premtuar se do të votojë “për”.
“A e din ku e kam problemin unë? Ligjërimin e kryeministrit po e marrim si parimor, po ky ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, kur kryeministri me sprej mu ka drejtuar dhe mu më është dashtë me këto fletore me u mbrojt nga sprej. Jo gaz, sprej. Në rregull ka qenë qëndrim politik. Këtu ku jam ulur është e dëmtuar karrigia, me gaz lotsjellës, ka qenë qëndrim politik. Pse nuk po i merr vendimet tash. I ke mekanizmat, je kundër një marrëveshje, ligji për marrëveshje ndërkombëtare ta mundëson, procedurat qysh dorëhiqesh. Sille në Kuvend, dhe unë kam me votuar për. S’mundemi ndryshe me i pasur veprimet ndryshe fjalët”, ka thënë Hoti.