Hoti, Kusari-Lilës: Zelli juaj për t’i shërbyer shefave, i gërditshëm
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila është dukur mjaft e nervozuar në një deklaratë të saj në Kuvend pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia përmendi pozitat që ka mbajtur ndër vite nëpër qeveri të ndryshme.
Ndërsa deputeti Avdullah Hoti, ka thënë se “zelli i Kusari-Lilës për t’u shërbyer shefave është i gërditshëm”.
“I tha shumë qartë z. Abdixhiku, por zelli i saj me u shërby shefave që i ka ndërmarrë vazhdimisht është i gërditshëm”, ka thënë Hoti.
Më tutje, Hoti ka përmendur vitin 2017 duke thënë se Kusari-Lila nuk i linte deputetët e LDK-së të flasin, dhe se “kur nuk fituan, shkoi në një parti tjetër”.
“Nuk i lejke kandidatët për deputetë të LDK me fol, duke iu thënë çfarë kryeministri ka me qenë z. Hoti, e kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër”, ka thënë Hoti.