Hoti: Kuvendi nuk u konstituua për shkak se LV-ja nuk e respektoi Kushtetutën

15 prill 2025 | 14:03

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të votohet raporti i Komisionit për verifikim të mandateve, duke qenë se partitë opozitare i kanë kërkuar Albin Kurtit dhe ministrave dorëheqje formale dhe respektim të ligjit që thotë se s’mund të jesh në të njëjtën kohë me pozitë në qeveri dhe deputet në Kuvend.

Hoti ka thënë se Kosovës më së miri i shërbehet duke respektuar Kushtetutën dhe duke treguar maturi politike në interes të shtetit, por thotë se këto vlera i mungojnë Lëvizjes Vetëvendosje .

“Vendit i shërbehet duke respektuar Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve, duke treguar maturi politike në çdo rrethanë, duke treguar gjithmonë përkushtim ndaj interesit të shtetit, duke treguar gatishmëri për të bartur çdo kosto politike kur avancohet interesi shtetëror. Kuvendi i Kosovës sot nuk u konstituua për arsye të mungesës së këtyre vlerave tek partia që ka dalë e para në zgjedhje”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se “çdo vonesë për…