Hoti: LDK-ja do të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka takuar të premten kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike.
Hoti e ka siguruar Mustafën së LDK-ja do t’ju qëndrojë gjithmonë pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.
Ai ka theksuar se shqiptarët si komb janë faktor vendimtar i paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë kontekst, Hoti ka thënë se edhe në të ardhmen do të ketë koordinim të plotë në veprimet politike.
Më tutje, Hoti ka deklaruar se LDK-ja angazhohet për integrimet ndërshqiptare dhe se Kosova duhet të merret me statusin politik të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.
“Grupi parlamentar i LDK-së do të luajë rol kyç në Kuvendin e Kosovës në funksion të realizimit të qëndrimit politik të LDK-së karshi çështjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc”, ka thënë Hoti.
Ai ka shprehur shqetësim me faktin se shumë shqiptarë janë larguar nga këto tri komuna dhe se bizneseve shqiptare është duke iu bërë presion nga shteti serb.
/Epoka e re/