Hoti: LDK-ja do të kërkojë thirrjen e seancës për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se kjo parti ende nuk ka marrë ftesë nga presidenti për konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve.
“Këto vonesa janë të paarsyeshme, duke ditur se vendi nuk ka qeveri efektive. Koalicioni PAN nuk ka pasur legjitimitet tash e një vit për të qeverisur me Kosovën dhe nuk ka as tani për të propozuar një mandatar të ri. Ne do t’i përgjigjemi ftesës së presidentit vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve. Asnjë temë tjetër nuk mund të diskutohen në këto konsultime”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se në mungesë të një iniciativë të tillë nga presidenti, LDK-ja do të kërkojë thirrjen e seancës për shpërbërje të Kuvendit. “Siç parashihet me nenin 83, pika b, e Rregullores të Punës të Kuvendit. Në këtë seancë, paraprakisht do të kërkojmë ratifikimin e marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian, e cila Kosovës i sigurojnë fonde rreth 100 mil euro. Është e rëndësishme që këto fonde të mos humben për shkak se Kosova ka pasur një qeveri jolegjitime”, ka deklaruar Hoti.
/Epoka e re/