Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor

11 prill 2025 | 14:54

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për këtë rezultat, ai ka kërkuar reflektim dhe përgjegjësi politike nga organet partiake.

Në një intervistë për gazën “Nacionale”, ish-kryeministri i Kosovës ka vlerësuar se reflektimi duhet të realizohet përmes një riorganizimi të LDK-së.

Ai ka treguar se ky riorganizim mund të bëhet vetëm përmes një procesi zgjedhor të brendshëm.

Sipas tij, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent, statutar dhe vizionar.

Deputeti Hoti ka thënë se LDK-ja duhet të veprojë ashtu siç ka bërë në vitin 2021, pas zgjedhjet të shkurtit.

Duke folur për pakënaqësitë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, ai ka thënë se kritikat e tij nuk duhet të shihen si ambicie të tij personale.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për kritikat e zyrtarëve të LDK-së ndaj tij dhe qëndrimet e kësaj partie në raport më LVV-në dhe partitë opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Etrit Berisha është rikthyer në futbollin suedez, duke firmosur…