![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/ldfk.jpg)
Hoti: LDK-ja e pamposhtur në Kodrën e Trimave
12 shkurt 2021
| 12:43
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka mbajtur takim me banorët e Kodrës së Trimave në kryeqytet.
Hoti ka thënë se LDK-ja e pamposhtur në Kodrën e Trimave.
“Kodra e Trimave, është Dega e parë e LDK-së, e cila i jep shpirt dhe frymë fitoreve të LDK-së, tash e 30 vite. Për dallim nga oponentët tanë, që ushqehen vetëm me demagogji, ne kemi program dhe projekte konkrete për ta çuar vendin përpara. Kemi Marrëveshjen e Uashingtonit – që na i siguroi 1 miliard euro investime, që përfshijnë projekte të mëdha infrastrukturore, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, investime në energjetikë e shumë të tjera”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.