Hoti: LDK-ja e vendosur të arrijë te çdo familje për të kërkuar besimin për të qeverisur
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar në Rahovec ku është mbledhur me partinë e tij, për çka tha se janë “të përgatitur për të arritur te secila familje” në kërkim të besimit, i.e votës, për të qeverisur me Kosovën në vitin e ardhshëm/
“Në Kryesinë e Degës së LDK-së biseduam për aktivitetet në muajt në vijim në përgatitje për procesin zgjedhor. 1. Kemi mbledhur energji të reja në degë, përfshirë kandidatin për deputet nga qytetit i Rahovecit, Enis M. Durguti. 2. Është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së, në veçanti për shkak të qeverisjes aktuale pa asnjë rezultat, e cila e ka izoluar vendin, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka bllokuar integrimin euro-atlantik të Kosovës”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.
“3. Jemi të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës”, shtoi Hoti.