Hoti: LDK-ja është shtëpia jonë e madhe

10 janar 2021 | 14:05

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Komunën e Dragashit, ku është takuar me strukturat partiake.

Ai ka thënë se LDK-ja është shtëpia e tyre e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Në profilin  e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se është krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tij.

Postimi i plotë i Hotit:

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!

LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.

Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.

Zoti e bekoftë Dragashin!

Zoti e bekoftë LDK-në!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Musli Krasniqi 10 janar 1921.Ekspedita famëkeqe e ushtrisë dhe…