Hoti: LDK-ja është unike për demarkacionin
20 mars 2018
| 12:14
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka rikonfirmuar se të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesin marrëveshjen e demarkacionit.
Ai ka thënë se qëndrimi në LDK rreth Marrëveshjes së demarkacionit ka kohë që është marrë dhe aty prezent ka qenë edhe deputeti Ramiz Kelmendi.
“Të gjithë deputetët e LDK-së e mbështesin këtë marrëveshje. Ky qëndrim ka kohë që është marrë në LDK dhe në grup parlamentar, ku ka qenë pjesë edhe Ramiz Kelmendi”, ka thënë Hoti për “Telegrafin”.
Ndryshe, deputeti Kelmendi ka thënë se nuk do ta votojë demarkacionin për shkak të kërcënimeve që kanë marrë familjarët e tij.