Hoti: LDK-ja nuk e pranon ftesën e Veselit

21 dhjetor 2018 | 12:29

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, gjatë një konference për media, ka bërë me dije se kjo parti nuk do t’i përgjigjet ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për takimin që ka thirrur për javën e ardhshme, me liderët e partive politike, presidentin, kryeministrin dhe ekipin negociator, ku temë diskutimi do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

“Legjitimiteti për të udhëhequr me vendin nuk fitohet me tryeza politike. Ftesa e z. Kadri Veseli është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën. Si rezultat i mungesës së legjitimitetit, sot Kuvendi i Kosovës mblidhet për të votuar pikat e diskutuara në 11 seanca plenare, duke filluar nga seanca e datës 13 shtator 2018. Praktikisht, asnjë seancë e rregullt në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës nuk është mbyllur në mënyrë të rregullt. Kjo pra është mungesa e legjitimitetit”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se LDK-ja i ka dhënë mundësi koalicionit PAN që, përmes katër tryezave të partive politike në pjesën e partë të këtij viti, të dakordohen për dalje nga kriza institucionale. “Por, arroganca e koalicionit PAN e ka pamundësuar gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e krizës”, ka thënë Hoti.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monedha euro avancoi me 0.2 për qind mëngjesin e ditës…