Hoti, Lëvizjes Vetëvendosje: Fundin e keni prekur tashmë

10 janar 2023 | 18:35

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik – urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik.

“Fundi i çdo lloj fazhizmi dihet. Në kohën kur duhet punuar në krijimin e unitetit politik për sfidat që na presin, këta duan t’i ikin përgjegjësisë. Në kohën kur delegacioni i lartë i partnerëve kryesorë të Kosovës zbarkon në Prishtinë, me të cilët duhet të ulen e të dakordohen të gjitha partitë politike, këta të pabesë nxisin urrejtje politike dhe pamundësojnë koordinimin e nevojshëm politik”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Hoti ka thënë se propaganda shpifëse dhe mashtrimi nuk po kryjnë punë më.

“Fundin e keni prekur tashmë”, ka shkruar Hoti.

Vetëvendosja publikon video, sulmon opozitën dhe biznesmenët (video)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e luftës nga Galicia e Spanjës Ana Expósito Valle,…