Hoti ligjëroi në universitetin ‘John Hopkins’ për dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin “John Hopkins” në Uashington lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka bërë me dije se kjo ligjëratë është mbajtur me ftesë të profesorit Edward Joseph.
“Theksova se Kosova dialogon para se gjithash me aleatët për hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces për tu siguruar se Kosova lëviz përpara në integrimet euro-atlantike, në forcimin e demokracisë, në zhvillim ekonomik që parandalon emigrimin dhe rrit standardin e jetës”.
“Progresi i Kosovës në të gjitha këto aspekte nuk duhet të varet nga vullneti i fqinjit verior, por nga veprimet tona për të ndërmarrë veprime vizionare për të ardhmen euro-atlantike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.