Hoti: Ligji për gjuhën në Maqedoni sukses edhe për Kosovën e Shqipërinë

16 mars 2018 | 19:18

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se miratimi i ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, është sukses për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata në Maqedoni.

Hoti, duke folur në “Info Magazine”, që edicionin e sotëm e realizoi nga Shkupi, pohoi se ky ligj për gjuhën do prodhojë rezultate pozitive edhe për tërë rajonin.

“S’ka dilema që si vendim është i një rëndësie të jashtëzakonshme, ndonëse është neglizhuar për kohë të gjatë. Duhet t’i gëzohemi, por të jemi të kujdesshëm. Janë tri benefite nga vendimi i djeshëm; i pari është komponenta e brendshme që bashkëkombësit të ndjehen të barabartë me bashkëqytetarët e tjerë maqedonas. E dyta; stabilitet rajonal, sepse kjo e drejt është sukses edhe për Kosovën edhe Shqipërinë, prandaj ky vendim nuk duhet të mbetet si akt formal. E treta; me këtë vendim Maqedonia jep shembull shumë të mirë të rrugës së përbashkët që kanë vendet e Ballkanit drejt Bashkimit Europian”, ka thënë Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i cili vjen nga radhët e Bashkimit…