Hoti: Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se mbledhja e sotme e qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të kryeministrit në dorëheqje, dhe mega qeverisë së tij me pesë zëvendëskryeministra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësministra e qindra këshilltarë.
Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka përmednur disa preh vendimeve kundërligjore e kundërkushtetuese të kësaj qeverie.
Postimi i plotë i Hotit:
Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të kryeministrit në dorëheqje, dhe mega qeverisë së tij me 5 zëvendëskryeministra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësministra e qindra këshilltarë.
Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kundërligjore e kundërkushtetuese:
– falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,
– ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,
– urdhërimi i prokurorit se si të veprojë në një rast hetimor,
– shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrjeve Publike që i përgjigjen Kuvendit,
– shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
– vendimi, e më vonë tërheqja e atij vendimi, për shpronësim të një objekti privat,
– vendimi për dhënien e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.
Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë.