Hoti: Marrëdhëniet me ShBA-në kanë qenë më mirë se sot edhe në vitet e ’90-a kur vetëm Shqipëria na njihte

09 qershor 2024 | 13:41

As edhe një gram diplomacia nuk po ia njeh kësaj qeverisje, ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili madje ka shkuar aq larg sa që të thotë që edhe në të nëntëdhjetat kur Kosova e shpallur shtet njihej vtëm nga Shqipëria, diplomacia ka qenë më mirë se sa sot.

“Problemin me këtë qeveri e kemi shumë më fondamental, të mungesës totale të diplomacisë politike, para se gjithash. S’ka diplomaci fare kjo qeveri, rrjeti i ambasadave që është themeluar në qeveritë paraprake është copë-copë, duke i lënë ambasadat pa stafin e nevojshëm, duke dërguar ambasadorë jo kompetentë, duke lënë ushtrues të ngarkuar me punë nëpër ambasada për vite të tëra, që është një lloj fryrje ndaj vendit mikpritës”

“Diplomaci sot Kosova nuk ka, në katër vite qeverisje nuk kemi asnjë fakt të prekshëm në aspektin diplomatik. Bile e kundërta ka ndodhë, është përkeqësim enorm i marrëdhënieve të Kosovës me aleatët kryesor. Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të edhe gjatë viteve të 90-ta kur shtetin tonë të shpallur atëherë nuk na ka njohur bota përveç Shqipërisë, kanë qenë më të mira atëherë. Pra, presidenti i Kosovës, Rugova dhe zyrtarët e tjerë në institucionet amerikane, kanë pas qasje më të mirë atëherë se që kemi tash. Është viti katërt që gati po përmbyllet mandati pa asnjë takim signifikant i nivelit të duhur të kryeministrit me zyrtarë të ShBA-së”, thekson Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për koncertin e…