Hoti: Masat e reja anti-Covid pritet të finalizohen të premten
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,ka bërë me dije se të premten do të dalin me masa të reja kundër Covid-19.
Ai ka thënë se këto masa do t’i diskutojnë me profesionistët shëndetësorë, raporton “Epoka e re”.
“Ka nja tre a katër ditë që jemi duke i diskutuar, sot e bëmë edhe këtë diskutim. Do të vazhdojmë edhe sonte dhe besoj që deri të premten do ta përfundojmë këtë diskutim”.
“Jemi duke i diskutuar në bazë të rekomandimeve të ekspertëve dhe organizatave ndërkombëtare duke i parë se çfarë përvoja kanë vendet e tjera. Nuk mund të them tash se çfarë masa do të marrim edhe për qarkullimin edhe për qytetarët nga diaspora. Deri të premten besoj që i finalizojmë konsultimet”, ka thënë Hoti në një konferencë për medie pas takimit me drejtuesit e odave ekonomike të Kosovës.