![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/avdullah-hoti-2.jpg)
Hoti: Mashtruesit nuk kanë vend në institucionet publike
22 tetor 2020
| 10:39
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar rastin ku dyshohet se 2 milionë euro janë transferuar nga Thesari i Shtetit të një operator ekonomik.
Ai ka thënë se mashtruesit e keqpërdoruesit do të dalin para drejtësisë.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk kanë me pas vend, do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti”, ka thënë Hoti.