Hoti mban takim pune me kabinetin qeveritar, kjo është arsyeja
30 shtator 2020
| 17:25
Kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur sot takim pune me kabinetin qeveritar.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se mbajtja e këtij takimi ka të bëjë me realizimin e programit të qeverisë në 100 ditshin e parë dhe aktivitetet e parapara, me theks të veçantë në Pakon për Rimëkëmbje, planin legjislativ dhe planin investiv 2021-25.
“Ne po përballemi me sfida të rëndësishme dhe ky mobilizim i kabinetit është një mundësi për të hartuar një rrugë të qartë drejt një Kosove që i kthehet normalitetit, më të zhvilluar dhe me prosperitet për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Hoti.
(M.Q / Epoka e re)