Hoti mbledh Degën e LDK-së në Rahovec, flet për rolin e kësaj partie në qeverinë Kurti

09 shkurt 2020 | 16:46

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se sot ka mbajtur takimin e rregullt me nëndegët dhe Kryesinë e Degës se LDK-së në Rahovec.

“I informova për zhvillimet e fundit, për planet e Qeverisë së re dhe rolin e LDK-së në Qeveri dhe institucione tjera si partner i barabartë qeverisës. Dega e mbështet plotësisht arritjen e marrëveshjes, duke qenë se është marrëveshje e balancuar që e vlerëson fuqinë politike të LDK-së”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e fundit, Policia e Shtetit ka vazhduar kontrolle të…