Hoti mbledh ministrat, ende nuk dihet arsyeja
07 dhjetor 2020
| 08:25
Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës.
Në një njoftim për media, Zyra për Komunikim e Kryeministrisë ka bërë me dije se mbledhja do të mbahet sot në orën 08:30.
Nuk është bërë me dije agjenda e kësaj mbledhje, as pikat e diskutimit që pritet të miratohen.
Nuk ka paralajmërime se a do të merret ndonjë vendim për shtimin ose lehtësimin e masave për menaxhimin e pandemisë Covid-19.