Hoti me bashkëpunëtorët e ngushtë në Uashington, temë çështjet ekonomike

22 qershor 2020 | 11:36

Një takim i nivelit të lartë pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku në prezencën e përfaqësuesve amerikanë, do të përballen palët nga Prishtina dhe Beogradi zyrtar.

Siç ka bërë me dije Richard Grenell, emisar special për dialogun, ky takim i të të dyja palëve, do të ketë temë çështjet me karakter ekonomik.

Në takimin i cili konsiderohet historik mes të të dyja palëve, Kosovën do ta përfaqësojë presidenti vendit Hashim Thaçi si dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Për këtë diskutim i cili është paraparë të mbahet në Uashington, kryeministri Hoti ende nuk ka caktuar me kë pritet të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë.

“Ende nuk ka emra, por do të jenë kryesisht bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Nuk do jetë staf i gjerë”, ka thënë për Xhavit Beqiri nga kabineti i Kryeministrit për “klankosova.tv”.

I pyetur rreth kornizës së diskutimit me të cilët do të paraqitet pala kosovare përballë asaj serbe në takimin e 27 qershorit, nga qeveria kanë bërë me dije se temat do të jenë ato për të cilat ka deklaruar kryeministri Hoti.

“Po temat do jenë ato që ka përmendur Kryeministri Hoti në konferenca, kryesisht do jenë për çështje ekonomike”, ka thënë Beqiri.

Kryeministri Hoti ditë më parë ka deklaruar se në Uashington do të nis procesi i dialogut për njohje reciproke mes të dyja vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teakwandisiti nga Rahoveci, Bashkim Krasniqi, është duke kaluar një karrierë…