Hoti me kritika për qeverinë: Asgjë e re në strategjinë energjetike, po u kthehet projekteve të nisura nga ‘regjimet e kaluara’

20 dhjetor 2022 | 16:35

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me “Strategjinë energjetike 2022-2031”.

Ai në një postim në “Facebook”, ka shkruar se në këtë strategji nuk është thënë asgjë e re.

Madje sipas tij, qeveria Kurti po u kthehet projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”.

Sipas tij, objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë.

“I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga ‘regjimet e kaluara’, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin. Objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca bën lëvizjen e saj, ashtu si mendohej, duke konfirmuar…