Hoti: Me marrëveshjen me Izraelin kemi thyer bllokadën e njohjeve

01 shkurt 2021 | 16:01

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin është thyer bllokada e njohjeve për Kosovën.

Në ceremoninë virtuale, ku është bërë vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndemjet dy vendeve, Hoti ka deklaruar se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Kemi hapur kapitull të ri të fuqizimit të shtetësisë së Kosovës. Me marrëveshjen e sotme që derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit, kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Me nënshkrimin dhe lidhjen e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, shteti i Kosovës konsolidohet tutje në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes që kemi pasur nga SHBA. Marrëveshja e sotme është argument se marrëveshja e 4 shtatorit ka qenë e mirë dhe i nxjerrë gabim ata që kritikuan këtë marrëveshje duke kritikuar edhe njohjen që ka ndodhur nga Izraeli në Shtëpinë e Bardhë”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pas kërkesës së…