Hoti: Me PAN-in është përkeqësuar gjendja ekonomike (Video)
08 shtator 2019
| 12:38
Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë Qeverisë se drejtuar nga Ramush Haradinaj është përkeqësuar gjendja ekonomike në Kosovë.
“Gjatë Qeverisë PAN, gjendja ekonomike është përkeqësuar: trendi i të hyrave ka rënë, i shpenzimeve është rritur; trendi i importit është rritur, eksporti i njëjtë, dhe papunësia është rritur. Shihni videon ku krahasohen tri qeveritë e fundit: PDK 2011-2014, LDK 2014-2017 dhe PAN 2017-2019. Në të gjithë treguesit ekonomik, Qeveria e LDK-së ka performuar më mirë. Shihni shifrat dhe gjykoni vetë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/1098978783825062/