Hoti me përfaqësuesit e Luginës: Në shtator i dërgojmë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë

11 janar 2021 | 12:34

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka pritur në takim të hënën përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për ta hartuar programin e punës për Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila është formuar muaj më parë.

Hoti ka thënë se me hartimin e planit të punës së kësaj zyre, do të “analizohet gjendja sociale dhe ekonomike” e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për, siç tha, “faktuar gjendjen në arsim, shëndetësi e punësim”.

“Në shtator jam i bindur se do të realizohet dërgimi i tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Prishtinës”, ka thënë Hoti.

Ai ka [premtuar edhe donacione tjera për qytetarët në atë pjesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kontigjent i ri i Ushtrisë së Moldavisë është vendosur…