Hoti: Me vendimin e Qeverisë për coronavirus evituam rrezikun për 500 mijë persona

11 mars 2020 | 21:38

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria i mori masat e nevojshme shtesë parandaluese lidhur me coronavirusin (COVID-19), përfshirë mbylljen e shkollave.

Hoti ka deklaruar se me vendimin e sotëm kanë evituar rrezikun për 500 mijë persona (fëmijë, nxënës e studentë) që të ekspozohen ndaj rrezikut të marrjes dhe shpërndarjes së virusit.

“Nuk ka nevoje për panik pasi nuk ka asnjë rast te identifikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me COVID-19, perfshire mbylljen e shkollave. Me kete vendim evitojme rrezikun per 500 mije persona (femije, nxenes e studente) qe te ekspozohen ndaj rrezikut te marrjes dhe shperndarjes se virusit.
Nuk ka nevoje per panik pasi nuk ka asnje rast te identidikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në të…