Hoti: Me votimin e Qeverisë së re merr fund qeverisja arbitrare

13 maj 2020 | 18:43

I mandatuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se me votimin e Qeverisë së re në vend “do të marrë fund qeverisja arbitrare”.

Në 100-ditëshin e Qeverisë Kurti, ku Hoti ishte zëvendëskryeministër, i mandatuari i LDK-së për kryeministër ka thënë se sot ministrat që vinin nga LDK-ja s’lejuan “cenim të integritetit personal dhe institucional”.

“Ministrat nga LDK-ja, gjatë kësaj periudhe të qeverisë në detyrë, e kanë bërë punën në resorët e tyre në përputhje me obligimet ligjore që kanë pasur. Sot, në Mbledhje të Qeverise në detyrë, ata treguan se LDK-ja ka tjetër kulturë të qeverisjes – që është respektimi i institucionit dhe i shtetit të Kosovës, por edhe moslejimi i cenimit të integritetit personal dhe institucional. Në Qeverinë e re do të promovojmë kulturë institucionale sipas standardeve evropiane. Me votimin e Qeverisë së re, do të marrë fund qeverisja arbitrare, e mbështetur nga struktura jashtë politike e militante, që ka vënë institucionet e shtetit në funksion të partisë, që e ka polarizuar shoqërinë dhe ka dëmtuar partneritetet ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në  “Facebook”.

(A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas lejimit të…