Hoti: Me votimin e Qeverisë së re s’do të shkelet asnjë shkronjë e Kushtetutës
30 prill 2020
| 21:09
I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se votimi i qeverisë së re do të ndodhë në mënyrë demokratike. Ai ka thënë se nuk do të cenohet Kushtetuta e Kosovës dhe se ajo do të respektohet maksimalisht.
‘’Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosovës, përmes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend”, ka deklaruar Hoti.
‘’Asnjë shkronje e Kushtetutës nuk do te cenohet, përkundrazi, ajo do te respektohet e lartësohet’’, shton ai.