Hoti merr mbështetje për Kosovën nga kryetari i grupit parlamentar të CDU-së

15 qershor 2020 | 17:35

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar të hënën një bisedë telefonike me kryetarin e grupit parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul, me të cilin ka biseduar rreth aktualitetit politik në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Gjermani, si dhe përkushtimet institucionale për përmbushjen e agjendës evropiane.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Gjermani, si dhe rolin që ka treguar Republika e Gjermanisë në mbështetje të zhvillimit të gjithëmbarshëm të shtetit të Kosovës, kryeministri Hoti e ka falënderuar Wadephulin, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për miqësinë por edhe ndihmën që Gjermania ka treguar ndaj vendit tonë, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu, kryeministri Hoti ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes shtetërore gjermane, derisa e ka njoftuar Wadephulin për prioritetet qeverisëse, me theks, përballjen me pandeminë Covid-19, masat për fuqizimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe procese të tjera me rëndësi.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul në emër të parlamentarëve gjermanë, ka rikonfirmuar mbështetjen e tyre për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, ka mbajtur…