Hoti: Miratimi i Ligjit për pagat ua kthen dinjitetin punonjësve në sektorin publik

02 shkurt 2019 | 23:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, ka uruar punonjësit e sektorit publik për miratimin e Ligjit për pagat në sektorin publik.

Hoti ka thënë se ky ligj rregullon dhe harmonizon dallimet që kanë ekzistuar deri më tani në sektorin publik.

Sipas deputetit Hoti, ky ligj ka hapësirë dhe mundësi që në të ardhmen të përmirësohet.

“Por, ky vendim i guximshëm i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e ka kthyer dinjitetin e shumë punonjësve në sektorin publik, e në veçanti në sektorin Arsimit e të Shëndetësisë dhe sigurisë”, ka thënë Hoti.

Deklarata e plotë e tij:

Miratimi i Projektligjit për pagat në sektorin publik, rregullon dhe harmonizon dallimet që kanë ekzistuar deri mërkurën tani në sektorin publik.

Ky ligj me siguri ka hapësirë dhe mundësi në të ardhmen të përmirësohet.

Por, ky vendim i guximshëm i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e ka kthyer dinjitetin e shumë punonjësve në sektorin publik, e në veçanti në sektorin Arsimit, të Shëndetësisë dhe sigurisë.

Tani duhet të punojmë fuqishëm në hartimin, procedimin dhe miratimin e Ligjit për Qeveri.

Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani punonjësit publikë në Kosovë mund të themi se krahasohen…