Hoti: Mjekët dhe stafi tjetër shëndetësorë, të parët që do të marrin vaksinën anti-Covid

06 janar 2021 | 11:37

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë detaje rreth procedurave të shpërndarjes së vaksinës anti-Covid për aplikim në qytetarë.

Hoti është shprehur se Komuniteti i imunizimit ka përgatitur strategjinë i cili dokument pritet të kalojë për miratim edhe në qeveri.

“Është bërë një punë e madhe e Komunitetit të imunizimit, për të përgatitur strategjinë e imunizimit e cila do të kalojë shpejtë në komunitet për tu miratuar, dhe pastaj do të vjen për miratim edhe në qeveri”.

“E mira e këtij dokumenti është që përcaktohen qartë prioritetet e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-Covid”, ka thënë Hoti.

Më tutje, ai ka bërë me dije se vaksinimi do të bëhet sipas disa prioriteteve të cilat veçse ka përmendur.

“Dhe ashtu siç na vinë sasitë e vaksinave, ne bëjmë vaksinimin e grupeve të qytetarëve sipas këtyre prioriteteve. Fillimisht mjekët dhe stafi tjetër shëndetësorë, duke qenë se këta janë në ballë të pandemisë”.

“Pastaj personat mbi moshën 65-vjeçare, duke filluar nga personat më të moshuar e duke ardhur më poshtë. Personat që kanë rrezikshmëri të lartë, dhe kjo përcaktohet nga komuniteti i imunizimit”.

“Strategjia parasheh në detaje veprimet konkrete që janë ndërmarrë deri më tani dhe veprimet konkrete për të krijuar kapacitete të nevojshme për këtë vaksinë, për ta shpërndarë në tërë komunat e Kosovës duke integruar Qendrat e Mjekësisë Familjare”.

“Në bazë të kësaj strategjie, QKMF-të, udhëzohen me tutje që të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre prioriteteve. Pra, mjekët, personat mbi 65 vjeç, personat me rrezikshmëri të lartë”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)…