Hoti: Mospajtimet brenda PAN-it rreth takës kanë bërë që të thellohet kriza institucionale
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se mospajtimet brenda koalicionit qeverisës rreth takës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale në vend.
Me këtë rast, Hoti ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është edhe shef i PAN-it.
“Angazhimi kundërkushtetues i Presidentit për ta shtyrë përpara ‘korrigjimin e kufijve’, si dhe mospajtimet brenda ‘koalicionit të punëve të mëdha’ PAN-i rreth taksës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale. Si rezultat, raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht. Zbatimi i MSA-së ka ngecur. Njohje të reja nuk ka, ndërkaq po rrezikohen njohjet ekzistuese. Në veri të vendit nuk ka pushtet lokal që është ligjor dhe efektiv”.
“Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Përgjegjësinë për këtë degradim duhet ta marrë ai që po e quan veten shef të PAN-it, duke dhënë dorëheqje për të hapur mundësinë që qytetarët të thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të mandatojnë ata që duhet të udhëheqin Kosovën drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/