Hoti: Muajt e pranverës janë muaj të dhimbjes dhe krenarisë për Rahovecin
31 mars 2019
| 16:29
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Pastaselit.
Hoti i cili vjen nga Komuna e Rahoveci, ka thënë se muajt e pranverës janë muaj të dhimbjes dhe krenarisë për këtë komunë.
“Sot përkujtuam 20-vjetorin e masakrës në Pastasel të Rahovecit, kur ranë 106 martirë. Muajt e pranverës janë muaj të dhimbjes dhe krenarisë për Rahovecin. Para disa dite u përkujtua masakra në Krushë, në Fortesë, në Celinë, ndërkaq në ditët në vijim do të përkujtohen në Hoqë të Vogël dhe në fshatra tjera. U prehshin të qetë këta martirë të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/