Hoti, Muratit: Je mashtrues tipik

29 maj 2023 | 14:53

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur mashtrues dhe të pazot ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ata janë përplasur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, teksa është duke u shqyrtuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Hoti ka adresuar kritika për vonesën e këtij projektligji, ndërsa për këtë çështje Murati ia ka lënë fajin opozitës.

“Pse është shtyrë që një vit ky projektligj, cila është arsyeja që ka qëndruar kaq gjatë?”, ka pyetur Hoti.

“Tash dinamika e punës së kuvendit, ju takon juve si deputetë që të flisni. Ne si qeveri e kemi sjellë në muajin prill dhe ju takon juve si deputetë që t’i përshpejtoni ose jo”,  është përgjigjur Murati.

Më tutje, Hoti e ka quajtur mashtrues tipik ministrin Murati, teksa ka thënë se është duke shkuar drejt përfundimit të mandatit  pa ia parë hajrin askush.

“A po e sheh se je mashtrues tipik. Qiteni në votim dhe dërgojeni në Kuvend. Pse po thuani se opozita po e pengon kur ju jeni mazhorancë. Nuk je i zoti për asgjë. Prej që ke ardhur si ministër asnjë reformë nuk ke bërë. Veç dëgjomë kur të flasë. Asnjë reformë a argument nuk e ke ndërmarrë. Ke mashtruar e fyer opinionin. Po shkon mandati pa ta pa hajrin askush”, ka thënë Hoti. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme shqiptare Oriola Marashi kujdeset që çdoherë të…