![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/hoti-14.jpg)
Hoti: Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi prioritet
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Krushë të Madhe si dhe është takuar me familjarët e të pagjeturve.
Me këtë rast, Hoti ka thënë se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Gjatë homazheve dhe takimit me familjarët e të pagjeturve dhe të dëshmorëve të Krushës së Madhe në Komunën e Rahovecit, u shpreha përkushtimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Bashkë me ndihmën e çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, gjatë këtij viti kemi bërë të pamundurën për çështjen e të pagjeturve. Familjarët i sigurova se do t’iu qëndrojmë afër derisa të ndriçohet fati i secilit të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.