Hoti: Në çdo takim me palën serbe, temë e vetme është njohja reciproke
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se njohja reciproke me Serbinë është temë e vetme në çdo takim mes dy palëve, në të kundërtën nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sipas tij.
“Në çdo takim që kemi, tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë, çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke, ndryshe nuk normalizohen”, ka thënë ai pas homazheve tek obelisku i personave të pagjetur, të dielën, raporton KP.
Hoti ka shtuar se koalicioni është unik sa i përket dialogut me Serbinë, duke përmendur kërkesën e tij ndaj opozitës për përfshirje në bisedime.
Vuçiq deklaroi të shtunën se ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një “pikë që është e papranueshme”, për të cilën nuk dha detaje.
Vuçiq ka thënë se pret befasi dhe negociata të vështira.