Hoti në ish-burgun e Prishtinës: Këtu u brumos ideja për shtetin e Kosovës
12 qershor 2020
| 11:30
Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar objektin e ish-burgut të Prishtinës.
Me këtë rast, Hoti ka thënë se ka përjetuar ndjenjë të veçantë sa pa qelitë e këtij burgu.
“Është sinqerisht ndjenjë e veçantë që e përjeton kur hyn nga një qeli në tjetrën dhe dëgjon rrëfime të veçanta, edhe nga ministrja Vlora Dumoshi, e cila i ka pasur familjarët e saj në këto burgje, ku kanë qenë edhe veprimtarë që i kanë rrëfimet e gjalla”,
“U tha se ky vend është ‘Burgu i ideve’,të njerëzve që kanë brumosur idenë për shtetin e pavarur të Kosovës”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se ky vend do të jetë një qendër ku qytetarët e Kosovës mund ta vizitojnë në të ardhmen.