Hoti në javën e ardhshme raporton në Kuvend për dialogun Kosovë – Serbi
18 qershor 2020
| 12:48
Kryeministri Avdullah Hoti ka takuar sot liderët e partive politike në vend.
Por ftesës së tij nuk iu përgjigjen sot LV-ja e LDK-ja.
Ndërkaq, as përfaqësues të Listës Serbe sot nuk ishin prezentë në këtë takim.
Kryeministri Hoti, pas këtij takimi, ka falënderuar liderët e partive politike, të gjithë pa përjashtim, që sipas tij, i kanë dhënë mbështetje këtij procesi.
Ai ka thënë se në këtë proces duhet të jenë të bashkuar.
Hoti ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës për këtë proces.
“Së shpejti do të raportojë edhe në Kuvendin e Kosovës për platformën, besoj të martën e ardhshme. Do të kërkohet themelimi i komisionit parlamentar, i cili do ta mbikëqyr dialogun” ka theksuar Hoti.
(M.Q / Epoka e re)