Hoti në takim me presidentin e Këshillit Evropian: Liberalizimi i vizave, çështje urgjente për Kosovën

25 qershor 2020 | 11:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga Covid-19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, raporton “Epoka e re”.

Kryeministri Hoti ka theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian.

Më tutje, kryeministri Hoti ka vlerësuar se për Qeverinë e Kosovës përmbyllja e këtij kapitulli është shumë e rëndësishme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, sikurse edhe fqinjët e tyre, të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Hotelierëve të Kosovës “ProIn” ka njoftuar se shumë…