Hoti: Nëse nuk e marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë
17 dhjetor 2019
| 23:47
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk ia lejon postin e presidentit, atëherë nuk do të ketë marrëveshje për koalicion mes tyre.
Negociatat për lidhje të koalicionit kanë ngecur pasi që LDK-ja po kërkon nga LV-ja që t’ia lejojë propozimin për post të presidentit.
“Nëse nuk e marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.
“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”, ka thënë Hoti.